Sport

Oferta nga jashtë Shqipërisë, dy dilema të mëdha për Tiranën e vitit 2025

Deri dje ishte i padiskutueshëm në qendër të sulmit, por largimi nga skuadra në prag të sfidës me Laçin mund të ketë bërë që Tirana ta ketë jashtë planeve.

Zharmuni kërkohet nga Hatajspori në Turqi dhe mendohet se skuadra mund ta paguajë rreth 250 mijë euro kartonin e tij. Bardheblutë duhet të vendosin, ndërsa nuk dihet nëse Zharmuni do të jetë pjesë e Tiranës nga janari.

Edhe Dembele, deri para Laçit i pashitshëm, edhe për francezin gjërat mund të ndryshojnë. Lojtari është kërkuar në Austri dhe me atë që pamë në fushën e lojës, Tirana mund ta lejojë të largohet.