LifeStyle

Olsi Bylyku mbyll ‘hesapet’ me Top Channel në kurriz të Eglit?

Ajo që u shfaq mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel do të ishte një moment mësimi dhe pjekurie emocionale për këdo që në jetë ndan rrugët me partnerin apo partneren. Por shfaqja e Olsi Bylykut në ekranin e Top Channel ngrit disa pikëpyetje tek ndjekësit.

Ardhja e Olsit ishte një hakmarrje e produksionit ndaj Eglit për deklaratat e saj në lidhje me fitoren e Laertit? Ardhja e Olsit ishte një marrëveshje e tij me Top-in për t’u rithyer në ekranin e mundësive dhe promovimit?

Egli shtoi dyshimet se gjithë takimi i ndodhur mbrëmjen e kaluar ishte një shtirje teksa u shpreh se takimin me ish-partnerin e saj e kishte kërkuar me ngulm për t’u sqaruar pas ndarjes, gjë të cilën Olsi nuk e kishte pranuar. Pra dhe Olsi me Eglin janë ndarë si të gjithë ne pa shembull mirënjohjeje dhe respekti por me hatërmbetje.

Egli nuk kishte dashur që në linjën e saj të jetës të kishte suprizë ish-të dashurin, i cili tashmë ka një lidhje tjetër të konsoliduar. Egli zbuloi se Top Channel dhe Olsi kanë arritur marrveshjen në momentet e fundit teksa theksoi se në linjën e jetës ajo e kishte përmendur Olsin, por produksioni e kishte prerë si moment.

Pra Olsi pranoi një marrveshje dhe një ballafaqim në kurriz të Eglit duke u shfaqur në Top Channel dhe duke i dhënë fund konfliktit me median më të madhe në vend, tani nuk do të jetë çudi që Olsin ta shikojm në majat e Top Words apo në Portokalli apo në emisionet e tjera të Top-it. Duke sqaruar se sa mirenjohës është që falë Eglit u rikthye në ekranin, ku nisi karrierën e cila pas daljes nga Big Brother Vip 3 çdo derë iu mbyll. Hatër mbetja e aktorit erdhi si pasojë e daljes së hershme të tij nga shtëpia, e cila sipas aktorit ishte e pamerituar.

Kujtojmë që pas daljes aktori bëri edhe dy këngë në formë diss-i kundër Top Channel “Pikë” dhe “Njësoj”.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të fitojë Olsi nga kjo histori, sepse Egli as finalen nuk fitoi dot mbrëmjen e djeshme. ZoneVIP