Olti Curri, ka mbajtur qëndrim për rastin e Parashqevi Simakut. Blogeri me më shumë influencë në vend tregon se po ka një mënyrë për ta ndihmuar Parashqevinë.
“Jam shumë dakort me Mirën me këtë që ka thënë, me pyetjen që ka shtruar. Nuk e di nëse mund ta shpëtojmë ne vërtet. Po ne mund të përpiqemi nëpërmjet një GoFundme, duke u përpjekur të bëhemi bashkë nga ana ekonomike të kontribuojmë sadopak.
Me ndonjë shfaqje, show bamirësie, koncert për të mbledhur lekët për Paraqen. Një gofundme, një kërkesë të instancave zyrtare për një fond ndihme. Do thoni ka probleme që i duhet asistencë për shëndetin(i referohet shëndetit mendor) apo për situata të tjera. Por nëse arrijmë të krijojmë një buxhet sado të vogël, kjo do jetë ndihmë sidoqoftë. Edhe vetëm fakti se ajo do e mësojë se shqiptarët e duan ende dhe po përpiqen për ta ndihmuar do të jetë një ndihmesë e madhe, të paktën psikologjike”, u shpreh Olti Curri.