Sport

Orges Shehi çon në FIFA ish-klubin, i hapet rruga për aventurën e re

Orges Shehi dhe Ballkani kanë një çështje të hapur në FIFA. “Panorama Sport” mëson se trajneri me ish-klubin e tij do i zgjidhin aty problemet, që lindën vitin e kaluar.

48-vjeçari u largua në nëntor nga Suhareka, dhe prej atëherë është pa klub. Shehi ndërkohë është i gatshëm për aventurën e re.

Trajneri durrsak mund të firmosë kudo, pasi konsiderohet i lirë. Më parë në Superiore ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin, Tiranën dhe Partizanin.

Në karrierën e tij si trajner numëron një titull kampion dhe dy Superkupa të Shqipërisë. Periudhën më të gjatë e kalonte pikërisht me bardheblutë e Tiranës, që i drejtonte për 120 ndeshje.