Sport

“Pajaziti një lojtar i shkëlqyer, nuk fshihet nga topi dhe loja”/ Kozniku analizon ndeshjen mes Hajdukut dhe Dinamos

Hajduku mundi Dinamo City me rezultatin 2-1 në stadiumin “Poljud”, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Fitoren e Hajdukut dhe aktualitetin e klubit për “Index” e komentoi Ardian Kozniku, ish-sulmuesi gjakovar i kombëtares kroate.

“Pamë një futboll shumë të bukur. Hajduku në fund fitoi me meritë, sepse krijoi shumë raste dhe mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, por futbolli është i tillë, nuk mund të shënosh nga çdo rast. Ekipi luajti me pjekuri dhe durim, në një atmosferë fantastike që tifozët e Splitit e krijojnë prej vitesh. Më vjen mirë që patëm mundësi të shijojmë një ambient të tillë futbolli. Duhet të përgëzojmë edhe Dinamon dhe trajnerin e tyre Ilir Daja, të cilët u vendosën me guxim dhe luajtën në mënyrën më të mirë të mundshme kundër një favoriti, por Hajduku ishte më i mirë.

-900-0-1754729470xadrion-pajazitijpg-570

Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të themi se kjo është vetëm pjesa e parë e përballjes, dhe Hajduku në Shqipëri duhet ta mbyllë punën. Më pëlqeu shumë loja e Filip Krovinoviçit dhe jam i lumtur për asistin fantastik që dha. Lojtarët e krahut bënë një punë të shkëlqyer, sidomos i riu Bruno Durdov dhe Bamba që tregoi një përkushtim të madh në golin e tij. Si avancon Hajduku në Europë? Faktori fat gjithmonë është vendimtar. Nëse Hajduku kalon në Shqipëri, siç pritet, me shumë mundësi do të përballet me Jagiellonian polake, që është një skuadër serioze. Pres që tifozët të jenë arma sekrete e Hajdukut dhe lojtari i 12-të në betejën për Europën.

Hajduku është vërtet një klub i madh dhe vendi i tij është në garat evropiane, ndaj me gjithë zemër dëshiroj që pas kaq vitesh të arrijë këtë objektiv. Adrion Pajaziti? Mendoj se është e qartë që Hajduku ka marrë një lojtar të shkëlqyer. Ai është mesfushor mbrojtës i vërtetë.

Nuk fshihet nga loja apo topi, gjithmonë kërkon të marrë pjesë në duele dhe në mbajtjen e topit. Mendoj se Hajduku ka bërë një punë shumë të mirë me transferimin e tij dhe do të jetë një shtesë e vlefshme për ekipin. Më duket se është goditur në shenjë edhe me transferimet e tij, Karaçiç dhe Rebiç”.