Politikë

Pakti me Ramën, Basha tregon prapaskenat e 17 majit: Ishte vulosja e një plani amerikan

Sonte në një emision televiziv “Të Pashoq”, Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, në një interviste sa ndryshe po aq edhe të forte. Si nisi fundi i PD-së, marrëdhënia me Sali Berishën, ikja e njerëzve të afërt, krijimi i partisë së re, bashkëpunimi për 2025, dëshmia për ’21 Janarin’, arrestimet dhe frika nga SPAK, pasuria… e deri te memet e famshme.

-Jeni akuzuar se keni bashkëpunuar me Ramën kur ishit kryetar…

Që Rama preferon si kundërshtar Sali Berishën dhe Metën është fakt.

-Historia ka treguar se dhe me ju nuk ka shkaur keq

Jo vetëm që ka shkuar keq.

-Kur ka shkuar keq, në 17 majin e famshëm?

17 maji ishte vulosja e një plani amerikan për të mundësuar zgjedhjet parlamentare. Gjithçka tjetër është hedhur në tregun mediatik janë sajesa për të marrë mendjen e fëmijëve. Janë këta fëmijë që duartokitën 17 majin. Win, Win thoshte zoti Berisha. Por e lëmë këtë.

Nuk ka ndodhur që pas Hitlerit dhe Musolinit, armiqësi personales si armiqësia e Ramës me Lulzim Bashën. Të arrijë sa të paguajë, drejtorin e kundër zbulimit të FBI në Nju Jork për të goditur Bashën, ai tjetri është në burg, ka shkelur çdo kufi. Kushdo që ushqehet me konspiracion për bashkëpunim me Ramën të hapë sytë.