SHBA- Një incident ka ndodhur gjatë fluturimit nga Omaha në Detroit të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte daljen e emergjencës gjatë fluturimit dhe u përball me një anëtar të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi në orën 7 të mbrëmjes në Fluturimin 3612 nga Omaha në Detroit, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Kapiteni i aeroplanit menjëherë njoftoi kullën e kontrollit në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, duke e përshkruar situatën si më poshtë: “Pasagjeri aktualisht po lufton me asistenten tonë të fluturimit dhe po përpiqet të hapë daljen e emergjencës.
Më pas 23-vjeçari shqiptar nuk ishte në gjendje ta hapte derën dhe aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.
Në një deklaratë, SkyWest Airlines, e cila operon fluturimin në emër të Delta Connection, tha: “SkyWest ka tolerancë zero për sjellje të papërshtatshme, pasi siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë kryesore.”
Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn, 23 vjeç, me profesion kuzhinier.
Gjithashtu në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë.
Sipas të dhënave të FAA-s, ka pasur më shumë se 870 incidente të pasagjerëve të padisiplinuar në fluturime në SHBA vetëm këtë vit.
Dënimet për veprime të tilla përfshijnë burgim, gjoba të mëdha dhe ndalime udhëtimi.