Qielli i ditës së sotme sjell kontraste të forta: disa shenja ndihen të mbështetura nga Hëna dhe planetët, me energji për të bërë hapa të mëdhenj përpara, ndërsa të tjera përballen me tensione, pasiguri dhe nevojën për të rishikuar marrëdhëniet apo projektet e tyre.
Venusi, që nga data 25 gusht do të nisë një tranzit vendimtar, po përgatit terrenin për ndryshime të thella në dashuri dhe në jetë personale.
Sot, disa shenja marrin konfirmime dhe qartësi, ndërsa të tjerat duhet të tregojnë kujdes për të mos u lënë të pushtuar nga nervozizmi ose lodhja.
🌟 Shenjat më me fat të ditës
1. Luani
Je protagonisti i kësaj periudhe. Hëna ndodhet në shenjën tënde dhe të dhuron forcë, magnetizëm dhe karizëm. Sot mund të marrësh vëmendjen që meriton, sidomos në punë dhe në marrëdhënie ku duhet të tregosh liderizëm. Dashuria kthehet fuqishëm në plan të parë: pasionet rindezen dhe ke mundësi të sqarosh çdo keqkuptim me partnerin. Është një ditë ku ndihesh i fuqishëm dhe i vlerësuar.
2. Gaforrja
Qielli të favorizon me projekte të reja dhe mundësi në familje dhe dashuri. Jupiteri mbetet i mbështetshëm dhe të ndihmon të ndërtosh stabilitet afatgjatë: për shumë Gaforre kjo është periudhë ideale për të menduar për martesë, bashkëjetesë apo një projekt të rëndësishëm personal. Sot shfaqesh më i sigurt, gati të ndash dashuri dhe mbështetje. Lajme të mira edhe për studentët dhe për ata që presin konfirmime në punë.
3. Shigjetari
Energjia e ditës të ndihmon të flasësh hapur dhe të shfaqësh vërtet personalitetin tënd. Sot nuk ka kush të vendos në qoshe: çdo pengesë kthehet në një arsye për të treguar forcë dhe vendosmëri. Dashuria premton surpriza të bukura nga fundi i muajit, por edhe sot ndihesh më i hapur dhe i gatshëm për të besuar te ndjenjat. Miqësitë dhe marrëdhëniet e ngushta të japin mbështetje që të bën të ndihesh më i lirë dhe i përmbushur.
⚠️ Shenjat më në vështirësi të ditës
1. Bricjapi
Është një ditë e ngarkuar, ku çdo problem duket se tërheq pas një tjetër. Përgjegjësitë të rëndojnë dhe shpesh ndihesh sikur po zgjidh edhe gabimet e të tjerëve. Jupiteri në kundërshtim të shtyn të rishikosh projektet: ndoshta puna që bën nuk të kënaq më ose marrëdhëniet me bashkëpunëtorë janë të tensionuara. Sot duhet të shmangësh vendimet impulsive, sepse nervozizmi mund të të bëjë të thuash fjalë të forta.
2. Ujori
Hëna është në kundërshtim dhe kjo sjell lodhje, luhatje humori dhe tensione në marrëdhënie. Saturni të mbron, por ngadalësia e tij bie ndesh me natyrën tënde impulsive. Sot rrezikon të reagosh pa e menduar mirë dhe të largosh dikë që nuk e meriton. Kujdes sidomos në dashuri: nga 25 gushti do të ndjesh më shumë pakënaqësi dhe sot shfaqet paralajmërimi i parë. Nevojitet shumë qetësi dhe diplomaci.
3. Peshorja
Ndien dëshirë të fortë për ndryshim, por rruga është e vështirë. Marsi dhe Jupiteri në aspekt nervoz sjellin lodhje dhe pengesa në nisjen e projekteve të reja. E kaluara ka lënë gjurmë dhe kjo të bën të ndihesh i ngarkuar. Sot është e lehtë të ndjesh frustrim, veçanërisht në marrëdhëniet profesionale. Dashuria nis të gjallërohet nga 25 gushti, por për momentin lodhja dhe pasiguritë të marrin energji. /noa.al