Parashikimi i motit: Nga reshjet e shiut dhe bora tek kthjellimi i acartë
Europa në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë përmirësim të motit në Europën Veriore dhe Qendrore.
Gadishulli Iberik dhe brigjet e Egjeut mbizotërohen nga intervale me diell.
Ndërsa, Ballkani ndikohet nga masa të ftohta polare që sjellin temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në sasi të pakta.
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore veriore mbajnë vendin në kushte të paqëndrueshme, ku paraditja sjell shira të pakët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa reshje dëbore shfaqen përgjatë Lindjes.
Pasditja dhe mbrëmja do te sjellin përmirësim të përkohshëm.Temperaturat luhaten nga 0°C në 13°C.
Era fryn mesatare deri mbi 40 km/h nga verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Europa Lindore paraqitet me reshje të dendura shiu e dëbore. Përkeqësim ka edhe në Ishujt Britanikë dhe Europën Qendrore me vranësira dhe rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore.
Pasditja ruan kthjellimet dhe vranësirat, të cilat pas mesnatës do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Temperaturat variojnë nga -2°C deri në 15°C. Era do te fry e fortë mbi 65 km/h,duke krijuar dallgëzim deri 5 ballë.