Kulturë

“Parashqevi Simaku nuk është rasti i parë, kështu kam takuar në Selanik Tonin Tërshanën”, dirigjenti Barbullushi: Jeta ndonjëherë të degdis

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku, ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit në Shqipëri dhe jo vetëm për shkak të historisë së saj dhe jetës së vështirë në SHBA.

Lidhur me historinë e këngëtares që bëri për vete të gjithë shqiptarët, dirigjenit Jetmir Barbullushi tha sot në studion e News 24 se Parashqevia nuk është rasti i parë që një artist merr atë kthesë në rrugë.

Ai tha se ka takuar në rrugët e Selanikut vite më parë në situatë jo të mirë edhe këngëtarin Tonin Tërshana.

Dirigjenti Jetmir Barbullushi: Parashqevi nuk është rasti i parë. Kujtoj në këtë rast, kështu kam takuar edhe Tonin Tërshanën në Selanik, pas një koncerti erdhi dhe më rroku, më foli “Jetmir…që punonte në atë kohë. Ishin emra shumë të mëdhenj të muzikës tonë. Jeta ndonjëherë të degdis. Parashqevi kishte një zë, një interpretuese tejet e zgjuar. Nuk ishte rastësi emri që krijoi, emri që la, të vjen keq kur sheh një figurë që për kohën ishte në fokus. Kam parë shumë pak nga video që janë dhënë për të.