Sport

“Partizani dhe Tirana? Ne jemi Elbasani”, trajneri Gvozdenoviç: E dinim pikën e dobët të bardhebluve

Trajneri Ivan Gvozdenoviç foli pas ndeshjes Tirana-Elbasani, që u fitua 0 me 1 nga verdheblutë.

“Mund të them nga këto 4 ditë kemi fituar dy herë në Tiranë, kundër Partizanit dhe Tiranës. Shumë e vështirë, por çunat bënë një punë fantastike. Ne kemi harmoni shumë të mirë, staf, lojtarë, presidentë dhe tifozë. Kjo është pikë më e fortë nga Elbasani. Ze Gomesh e fitoi formacionin vetë, punoi mirë në stërvitje. Kjo ishte shembull mirë për ne. Kjo është rruga e duhur, jam shumë krenar për ekipin.

Nuk punojmë shumë ekstra se nuk kishte shumë kohë. Ndoshta një energji pozitive pas një rezultati të mirë kundër Partizanit. Ishim të gjithë gati, në maksimum. Ishin 2-3 lojtarë të lodhur, si Manellari dhe Kasa i madh. Ky është sekreti. Dhe një shpirt i madh, që prapë do fitojmë ndeshjen.

Do fillojmë nga pjesa e dytë, Tirana filloi aty me 4 mbrapa, si 4-4-2 apo 4-2-3-1. Ne ishim përgatitur mirë. E dimë pikën e dobët dhe fortë. Tirana ka skuadër të mirë, por ndoshta mesfushorët dhe sulmuesit janë pikë e fortë. Ndoshta 3 apo 4 mbrapa, varet si do luajë, kjo është pika e dobët. Dhe ishim përgatitur andej. Goli i parë erdhi nga një shpejtësi mes Haxhiut dhe Halilit, krosoi mirë Musta dhe shënoi Ze Gomesh. E gjitha e përgatitur mirë, lojtarët i meritojnë të gjitha.

Ky është momenti i Elbasanit. Nuk është kollaj të fitosh dy herë për katër ditë, kundër Partizanit dhe Tiranës, por ne jemi Elbasani. Kemi skuadër të mirë, besim të fortë, gjithmonë të luftojmë dhe të gjitha i meritojnë çunat”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.