Sport

Partizani klub ku shifrat flasin vet, ja sa para kanë arkëtuar të kuqtë në epokën “Demi”

Partizani nisi një cikël të ri me presidentin Gaz Demi. Në vitin 2021 të tjerë lojtarë mbërritën dhe duket se ekipi po rindërtohet përsëri tani, pasi epoka 3 vjeçare duket drejt përfundimit me largimet e Carës, Hadrojt dhe Rrapajt.

Më shumë lojtarë pritet të shiten madje, si Mba që po lakmohet në Slloveni apo ndonjë aset i fshehur. Kjo periudhë sa i takon bilanceve flet mirë për klubin e kuq.

Nga janari i 2023-it e deri tani janë arkëtuar afro 4.1 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme për një ekip të Superiores.

Rekordin e mban Skuka që shkoi te Metz në Francë për afro 1.4 milionë euro, edhe pse aventura e tij nuk ishte e duhura. “Demat” do të marrin 600 mijë euro nga Rrapaj, teksa shifra për Tedi Carën mbetet e pasaktësuar.

Epoka “Demi” ka shenjuar arritje të pakapshme si në trofe dhe në aspektin ekonomiko-financiar. Presidenca ka bërë punë të shkëlqyer duke menaxhuar lojtarët e duke i shitur nëpër klube big për numra të majme.