Kreu i PD Sali Berisha u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO.
“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet Arrest në shtëpi sepse prishkam provat.
Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.
Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs. Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha ai.
“Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në një moment në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, Sali Berisha i ka sulmuar do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe jo ata njerëz të ndershëm, sot para jush se si altin dumani flen mbi dosje krimi, do faktojë para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratën e tyre se e kam vlerë me 380 metër katrorë apartamentin, kurse ekspertëve të tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 m katror ndërtimin e viteve 70”, deklaroi Berisha.