Sport

Pas Orges Shehit, një tjetër rikthim i bujshëm te Tirana? Ish-i bardheblu gëzon tifozët dhe nuk kursen duartrokitjet (Foto)

Pas Orges Shehit, një tjetër rikthim i bujshëm te Tirana? Ish-i bardheblu gëzon tifozët dhe nuk kursen duartrokitjet (Foto)

Orges Shehi është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme si trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu e bëri publik rikthimin e tij përmes faqes zyrtare dhe kanaleve në rrjetet sociale, “Facebook” dhe “Instagram”, duke konfirmuar një lëvizje që ishte përfolur prej ditësh.

Postimi në “Instagram” ka marrë reagime të shumta nga tifozë dhe figura të lidhura me klubin, kryesisht komente mbështetëse për teknikun 48-vjeçar. Mes tyre është vënë re edhe reagimi i Marsel Ismajlgecit, ish-lojtar i Shehit te Tirana dhe më pas te Ballkani.

Mbrojtësi anësor ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për rikthimin e trajnerit me anë të një komenti me “emoji” duartrokitjeje. Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i mundshëm për një rikthim të lojtarit në kampionatin shqiptar, megjithatë deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një lëvizje të tillë.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse reagimi i Ismajlgecit do të pasohet nga zhvillime konkrete në merkato, apo nëse do të mbetet thjesht një gjest simbolik mbështetjeje ndaj ish-trajnerit të tij.

Pas Orges Shehit, një tjetër rikthim i bujshëm te Tirana? Ish-i