Pas reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje në disa zona të Durrësit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe ironike dhe meme.
Në disa prej tyre shfaqen Kryeministri dhe Kryebashkiakja e Durrësit në jet ski, duke lundruar në rrugët e përmbytura të qytetit, me flamurin kombëtar.
Postimet kanë shkaktuar diskutime dhe reagime humoristike nga përdoruesit, dukeironizuar punën e bërë nga pushteti.