Politikë

Pas Thethit, Rama paralajmëron prishje edhe të objekteve të legalizuara; a do të mbajë përgjegjësi dikush te Kadastra?

Pas Thethit, duket se vala e prishjeve të ndërtimeve dhe objekteve që zënë hapësirat publike do të shtrihet në të gjithë vendin.

Pas aksionit për lirimin e zonave të përbashkëta, kryeministri ka paralajmëruar se do të goditen të gjitha ato subjekte që edhe i kanë legalizuar objektet. Sipas tij, kudo që dyshohet se legalizimi është bërë në kundërshtim me ligjin, aid o të anulohet. Në Facebook, Ram ka dhënë dhe një shembull konkret të një lokali që ka legalizuar një shtesë.

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkruan Rama.

Por pyetja e madhe që shtrohet është: Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë legalizim? Ashtu si në Theth ku asnjë institucion nuk mori masa të ndalonte ndërtimet, në zona të tjerë kemi një nivel akoma më të lartë paligjshmëri. Objekte të caktuara janë legalizuar në shkelje flagrante të ligjit, pra kryeministri duhet të na thotë nëse do mbajë përgjegjësi sikush nga Kadastra, duke filluar nga drejtoresha e Përgjithshme e deri te drejtorët lokalë.