Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York.
Ka qenë Elton Ilirijani ai që ka konfirmuar lajmin, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi në rrjetin e tij social Instagram.
“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane.”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.
Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur.
Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.