Trupi i kryepeshkopit të ndjerë Anastas është nxjerrë nga Mitropolia e Athinës mëngjesin e kësaj të hëne nën një marshim zie të bandës së Marinës, për të nisur në këtë mënyrë rrugëtimin e gjatë drejt Shqipërisë ku do të prehet përgjithmonë.
Arkmorti me trupin e pajetë të të kryepeshkopit do të kalojë të martën përmes pikës kufitare të Kakavijës, ku do t’i bëhet një përshëndetje lamtumire. Trupi pritet të mbërrijë në tiranë në orën 16:00 në katedralen Ngjallja e Krishtit ku do të zhvillohen më pas homazhe, gjatë kësaj pasditeje, dhe të nesërmen.
Ceremonia e varrimit e kryepeshkopit do të bëhet të enjten në orën 11.00, pas liturgjisë hyjnore në katedralen Ngjallja e Krishtit. Në ceremoninë e varrimit të Kryeopeshkopit të Shqipërisë pritet të marrin pjesë personalitete dhe patriarkë nga të gjitha kishat ortodokse në botë.