Sport

Pengu i Trabzonsporit! Prapaskena me Ernest Muçin, si ish-trajneri prishi transferimin nga Tirana

Alban Bushi ka zbuluar një prapaskenë, kur Ernest Muçi ishte pjesë e Tiranës dhe trajneri i Kombëtares U-21 e sugjeronte te Trabzonspori. Asokohe ishte ish-trajneri Abdullah Avci, që nuk dha aprovimin për të blerë kartonin e Muçit.

Pesë vite më parë nga ky “okazion” përfitonte Legia e Varshavës. Trabzonspori po ashtu ishte interesuar për profilin e Muçit edhe te Legia, por Beshiktash siguroi firmën.

Keni qënë bashkë dhe keni luajtur me trajnerin aktual të Trabzonsporit, iu ka pyetur për Muçin?

“Nuk është se kam folur me trajnerin. Thjesht nëpërmjet një gazetari që ishte drejtpërdrejt në televizor, mora edhe unë pjesë në bisedë ku ishte edhe trajneri. Diskutimi ishte te ana defensive e Muçit. Ishte shumë e rëndësishme. Faktikisht, Muçin ia kam sugjeruar edhe kur ishte te Tirana skuadrës së Trabzonsporit, por trajneri që kanë pasur Abdullahu nuk e pëlqeu. Tha: ‘Është i ri dhe duam lojtarë me eksperiencë’. Dhe Muçi iku në Varshavë. Trajneri i Trabzonit po e diskuton këtë pjesë sepse atëherë mund të ikte nga Tirana me 500-600 mijë euro. Tani Trabzonspori duhet ta blejë për 10 milionë euro, nëse marrin vendimin për ta blerë”, u shpreh Bushi për “Sport News” në “News 24”.