Politikë

Pensionet/ Rama “hap thesin” për të moshuarit e Shqipërisë: Bonus pranvere e indeksim automatik, rezultat i rritjes ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë për pensionistët. Pas bonusit të fundvitit ai ka thënë se do të shpërblehen dhe me bonusin e pranverës.

Rama: Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë. Saktësisht, 511 mijë, ku përveç 400 mijë e 500 gjysheve e gjyshërve, përfshihen edhe 65 mijë e 800 invalidë pune dhe 44 mijë e 600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa, rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë.

Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin një pension social është i barabartë më një rritje vjetore të pensionit prej 13%,

Për nënat kryefamiljare dhe jetimët sjell një rritje me 35 % të pensionit mujor.

Paralelisht me bonusin e dy dhe trefishuar të fundvitit në ditët e para të dhjetorit do kemi bonusin e pranverës. Do ndikojë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në fillim të pranverës.

Vetëm me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik të pensioneve pensionistët do ta prekin menjëherë rritjen ekonomike.
Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm dhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjellë dhe të ardhura të tjera për pensionistët.