Sport

“Për Bylisin barazimi si fitore”, “Mjeshtri i Madh” komenton durrsakët: Pikët e lëna i kushtojnë, Ju zbuloj çfarë nuk shkon me Teutën

Artur Lekbello i ftuar në emisionin e Enkeleida Zekos në SyriTV ka folur mbi barazimin e Teutës dhe Bylisit. Për të, Teuta humb terren në luftën për Final Four, kurse Bylisit i mjafton kjo pika. Lekbello komenton se 1 pikë janë sa për 3 për ballshiotët.

“Teutës i kushton në ecurinë në kampionat këto pikë të humbura si me Bylisin. Nëse do të kapi 4-shen. Nuk ekzekuton dot lojën. Jashtë funksionon si fizarmonikë, luan mirë. Pra, ka oshilacione.

Për Bylisin ka shumë vlerë kjo pikë e marrë. Barazimi duket si një fitore për ta”, u shpreh Lekbello.