Një lajm bombë ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Pas një pauze gati 8-mujore, ku SHBA u distancua nga punët e brendshme të Shqipërisë, duket se administrata Trump ka filluar të vihet në lëvizje.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, është thirrur ditën e sotme në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lajmi është bërë vetë i ditur nga DASH, ku bëhet me dije se në orën 16:30 me orën lokale, Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan do të takohet me Dumanin.
“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Shefin e Strukturës Speciale Shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në faqen e Departamentit të Shtetit.
Por vizita e tij në DASH duket se do të jetë një tërmet për politikën shqiptare. Fakti që Dumani thirret aty do të thotë se nuk është pa gjë. Sinjalet janë se ndoshta SHBA do të nisë një fazë të re mbështetjeje ndaj SPAK dhe do të thotë se tani mund të kemi të tjera arrestime të bujshme.
Pra, pyetja është: Kush do të arrestohet me kthimin e Dumanit?