Politikë

“Përdorin peshkun për të fshehur aromën e drogës”, Berisha zbulon pazaret: Si Rama u dha portin Gjergji Beut dhe Dorian Lucës!

Kru i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj oligarkut të peshkut Gjergj Luca dhe ortakut të tij trafikant të arrestuar pak ditë më parë, Dorian Beu.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi Ramën se ua ka vënë qëllimisht në dispozicion portin e peshkimit dy personave në fjalë, pasi e përdorin për trafiqe droge, duke përdorur peshkun për të larguar aromat.

Dorian Beu u arrestua pak ditë më parë rastësisht nga policia. Ai u shpall në kërkim në vitin 2023, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia Italiane. Edhe pse mendohej që ishte jashtë, Beu lëvizte lirisht në Shqipëri dhe u arrestua nga një kontroll rutinë.

Përveç përfshirjes në trafiqe, ai u bë i njohur dhe për lidhje me Gjergj Lucën. Ai është ortak i Lucës në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, të regjistruar në QKR në qershor 2020. Përveç Beut dhe Lucës, në këtë shoqëri figurojnë edhe Syrjan Tola dhe Qemal Beu, emra të përfshirë në të njëjtat hetime për trafik droge dhe kontrabandë.

Ja ku i keni të dy. Dorian Beu. Ja ku e keni, unë ua kam shartuar mbiemrat, ua kam kryqëzuar për të treguar lidhjet që kanë. Edi Rama, si padrino i vërtetë i këtij vendi, pasi nuk mund të pajtonte Lucën me Beun dhe me Troplinët, u dha atyre për drogë portin, pronë publike të peshkatarëve. Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur as darkë nga xhepi, përveç se mbajnë Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.

Për ata që mund të kenë dyshuar nëse Troplinët e kanë portin e Durrësit, tashmë është e qartë: jo vetëm portin e Durrësit, por edhe atë të peshkatarëve, nuk e kanë më trup, e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën. U krijua shoqata që e udhëheqin ata,” u shpreh Berisha, duke përdorur qëllimisht mbiemra të përmbysur për të theksuar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas Berishës, dosjet e Antimafias italiane, të cilat mbërritën në Shqipëri që në muajin shkurt, janë mbajtur të fshehura nga Altin Dumani, ndërsa SPAK ka heshtur për muaj të tërë, sipas tij.

Deklarata e Berishës

Dreka, dreka e drogës. Në mënyrë të përsëritur, unë ju kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini. Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë, sepse të dhënat ishin të sigurta. S’mund ta bëja kurrë një gjë të tillë pa prova, por të dhënat e mia ishin të sigurta: se Troplinët, ky kartel monstruoz, kontrollonin në çdo qelizë portin.

Dosjet e Antimafias italiane që mbërritën në shkurt dhe që Altin Troplini i mbajti të fshehura deri në maj, tregojnë qartë përfshirjen. Shqiptarët duhej të mësonin se porti i Durrësit kontrollohej tërësisht nga Troplinët dhe se nga ky port shpërndaheshin tonelata droge drejt Italisë dhe gjithë Evropës.

Natyrisht, Vengu dhe Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse asnjëri prej tyre nuk do guxonte të jepte portin kryesor të vendit një karteli. Ngjitur me portin, pak më në veri, pranë portit tradicional shqiptar më kryesor, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern. Në këtë projekt ekzistonte dhe merkatoja e peshkut, siç kanë pothuajse të gjitha qytetet bregdetare me porte peshkimi.

Çfarë ndodhi? Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 21 milionë eurosh. Porti përfundoi. Po kush e mori portin? Portin e ndërtuar me borxhe publike, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, e morën Gjergji Beu dhe Dorian Luca.

Ja ku i keni të dy. Dorian Beu. Ja ku keni, unë ua kam shartuar mbiemrat, ua kam kryqëzuar për të treguar lidhjet që kanë. Edi Rama, si padrino i vërtetë i këtij vendi, pasi nuk mund të pajtonte Lucën me Beun dhe me Troplinët, u dha atyre për drogë portin, pronë publike të peshkatarëve. Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur as darkë nga xhepi, përveç se mbajnë Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.

Për ata që mund të kenë dyshuar nëse Troplinët e kanë portin e Durrësit, tashmë është e qartë: jo vetëm portin e Durrësit, por edhe atë të peshkatarëve, nuk e kanë më trup, e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën. U krijua shoqata që e udhëheqin ata.

Një dosje italiane tregon gjithçka. Sepse këtu ndalohet me ligj, nga Dumanët dhe Troplinët me kompani, kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve. Çdo gjë që ndodh këtu, na vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që ekzistojnë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere, të cilat funksionojnë.

Dosja e antimafies italiane fakton se pronari, ky Dorian Luca, ka pasur telefonata për kilogramë droge: të gjitha llojet: opium, kokainë, kanabis, heroinë. Ky me mikstura. E kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun dhe aromën? Aroma dhe peshku, peshku dhe aroma, e kuptoni? Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra. Është e njohur kjo.

Ja ku janë dy “peshkatarët” e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm. Ja ku i kemi të dy. Por në të vërtetë, kryepeshkaqeni është ky: kryepeshkaqeni i drogës. Ky që e pyet tjetrin: “Do shkojmë në milion?” -dhe i thotë ai: “Po me drogë shkon në miliard, mor!”

Lexojeni bisedën e tyre aty. Ja kryepeshkaqeni. Këta të dy janë shkaku. Pra, për ata që kanë edhe dyshimin më të vogël se narkoshteti është vepër e kreut të organizatës kriminale, se anturazhi i tij është drogë, drogë dhe vetëm drogë, dhe se Altin Troplini është avokat kryesor i këtyre krimeve të shëmtuara…

Ky, Dorian Luca, ka dy vite që jeton i lirë. Dy vite, po. Në kërkim, gjoja. Nuk ekziston kund. Po lufta me drogën është një luftë e vështirë. Shumë.