Sport

Performancë e shkëlqyer përballë Juventus, media italiane elozhe Gjimshitit: Rambo i Shqipërisë

Berat Gjimshiti vazhdon që të dhurojë performanca të nivelit të lartë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu përsëri me Atalantën, në ndeshjen që këta të fundit barazuan 1-1 kundër skuadrës së Juventusit.

Media pranë klubit zikaltër, “Bergamo Corriere” nuk ka kursyer elozhet për qendërmbrojtësin shqiptar. Madje, media italine e krahason Gjimshitin me personazhin e njohur luftarak, Rambon.

“Rambo i Shqipërisë luan sikur asgjë nuk i kishte ndodhur tre ditë pas një plage në ballë të mbyllur me dhjetë qepje. Ai ka një njollë pak sipër vetullës së tij, megjithatë luan pa u kursyer me topa të lartë në ajër dhe e bën punën e tij shumë mirë. Gjimshiti alternon mes McKennie dhe Koopmeiners, nuk rrezikon kurrë. Pas, ishte më i miri”, ka shkruar media italiane.