Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Në qendër të diskutimeve ishin koordinimi i punës mes deputetëve dhe strukturave të Bashkisë, si dhe adresimi i çështjeve konkrete që kërkojnë zgjidhje në Tiranë. Kryeministri Rama ka theksuar nevojën për vëmendje të shtuar ndaj problemeve të qytetarëve dhe përshpejtimin e zgjidhjeve në terren.
Rama gjithashtu, u kërkua angazhim maksimal nga deputetët për zhvillimin e takimeve të rregullta me qytetarët, anëtarësinë e Partisë Socialiste dhe simpatizantët. Kujtojmë se takimi i sotëm i Ramës, vjen një ditë pas takimit me Kryesinë e Partisë Socialiste.