Sport

Përjashtimi i Trashit nga Flamurtari, i prish punë edhe Bintsukës në Vlorë

Arshonzh Bintsuka shënoi dje golin e parë të këtij sezoni në Abissnet Superiore. Sulmuesi i huazuar nga Partizani te Flamurtari u aktivizua në minutën e 82-të, ndërsa në kohën shtesë gjeti golin me kokë. Për të ishte takimi i dytë me vlonjatët, pasi në debutim luajti dhe u dëmtua ndaj Egnatias. Përjashtimi i Lorenc Trashit me siguri do i prishë punë edhe Bintsukës. Sulmuesi nga Kongo ka nevojë për për krosime, që të jetë sa më i rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Dhe ishte pikërisht Trashi që e asistoi dje kundër Bylisit. Ky i fundit u përjashtua, pasi Flamurtari pretendon që shkaktoi me dashje një penallti për t’i dhënë fitoren rivalëve. Trashi ishte si referim te kuqezinjtë, sa u përket krosimeve.

Bintsuka ndërkohë i ka golat me kokë si pikë të fortë. 23-vjeçari i përfaqësueses së Kongos është i huzuar deri në fund të sezonit në Vlorë.