Kulturë

Përkujtohet aktori Zef Deda/ Familjarë dhe të afërm nderojnë figurën e tij në teatrin “Migjeni”

Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të aktorit të madh Zef Deda.

Familjarë, të afërm dhe ish-kolegë u mblodhën në teatrin “Migjeni” në Shkodër për të përkujtuar figurën e mjeshtrit të madh.

Djali i tij, aktori i mirënjohur Julian Deda teksa rikujtoi figurën e të atit shprehu gjithashtu dhe mallin e këshillave të babait të tij.

Për ish-kolegët, një aktor si Zef Deda nuk do t’i vijë më kinematografisë shqiptare.

Aktori i njohur Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, teksa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai punoi për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.