Aktualitet

Përpara grabitjes së FiBank, Bardhyl Fusha i futi një kafe dhe një gotë raki

Një grabitje në mes të ditës ndodhi më 12 shkurt në Tiranë, kur 58-vjeçari Bardhyl Fusha u fut në degën e nivelit të dytë të FiBank me një kallashnikov të fshehur në çantë.

Para se të kryente aktin kriminal, Fusha ndaloi në një lokal pranë bankës, ku konsumoi një kafe dhe një gotë raki, duke u përgatitur për veprimin e tij. Pas kësaj, ai hyri në bankë, qëlloi një herë në dysheme dhe arriti të marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra nga arka, por u arrestua menjëherë nga efektivët e Komisariatit nr. 2 sapo tentoi të largohej.

Sipas deklarimeve të tij pas arrestimit, motiv për grabitjen ishin borxhet e shumta, rreth 70 mijë euro. Në seancën e gjykatës, avokati i Fushës kërkoi një masë më të butë, duke argumentuar se ngjarja kishte ndodhur në një moment tronditjeje emocionale dhe jo nga një prirje kriminale e qëndrueshme. Mbrojtja kërkoi gjithashtu një ekspertim psikologjik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e grabitjes.