Teuta – Tirana është njëra nga sfidat më të luftuara të ditës së sotme. Duel ky që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit.
Një sfidë direkte mes ekipeve për mbijetesën dhe për t’iu larguar vendeve të fundit në klasifikim. Tirana kërkon vazhdimësinë në kampionat, ndërsa durrsakët duan rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prje disa javësh.
Bledi Shkëmbi dhe Bledar Hodo kanë përgatitur në detaje këtë përballje dhe kanë shuar çdo dilemë. Të 2 trajnerët kanë të qartë në kokën e tyre edhe formacionin me të cilin do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Tafas, Simeu, Jazxhi, Kotobelli, Kruja, Maçolli, LLoci, Mingos, Gjinollari, Vila, Beshiraj. Trajner: Bledar Hodo
Tirana: Selmani, Vera, Kola, Dembele, Përgjoni, Ndreca, Rafael, Smaçi, Prengaj, Jarmouni, Ernest. Trajner: Bledi Shkembi.