Sport

Përplasja mes Kalabrias dhe Konseisaos, ish-sulmuesi italian: I pafalshëm ai sherr në mes të fushës

Edhe Luka Toni është shprehur kundër sjelljes së Davide Kalabrias dhe Serxho Konseisao që nga një shkëmbim fjalësh për pak sa nuk degjeneroi në sherr në vërshëllimën e fundit të Milan-Parma (3-2).

Ish-sulmuesi, i kontaktuar nga “DAZN”, deklaroi: “Ishte një skenë që duhej shmangur. Kalabria, që është edhe kapiten dhe pati një reagim të keq pas zëvendësimit, gaboi. Edhe Konseisao ka shumë tension mbi vete, por edhe ai gaboi duke e bërë fjalë në mes të fushës.

Sinqerisht, këto janë gjëra të fushës: një keqkuptim mes të dyve, sepse u interesonte shumë kjo ndeshje. Adrenalina ishte shumë e lartë dhe me sa duket ata i sqaruam gjërat”.