LifeStyle

Përse e “vdiqën” Parashqevinë sërish? Anxhela Faber: Shteti duhet t’i qëndrojë afër, duhen programe mbështetëse

TIRANË- Historia e këngëtares me famë të dikurshme Parashqevi Simakut dhe vështirësitë me të cilat ajo është përballur në Amerikë, është trajtuar gjerësisht në Shqipëri.

Por pas gjetjes së saj në rrugë dhe akomodimit në hotel, çfarë pritët të ndodhë me jetën e saj, a do të mbarojë plaga që ajo ka dhe a do të mbyllet po ashtu “telenovela e zezë” të cilën disa persona e shfrytëzuan ndoshta dhe për qëllime personale.

Anxhela Faber, në emisionin “Real Story”,  tha se në rast të tilla shteti duhet t’u qëndrojë afër grave dhe vajzave me programe të posaçme, me qëllim integrimin e tyre, pavarësisht si u shkon jeta familjare.

“Ai ishte impakti i parë nga rigjetja e atij personi kaq të famshëm. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas tre javësh, unë e shoh Parashqevinë, si një shembull, që mund t’i ndodhi çdokujt, sistemi dhe shteti absolutisht, që duhet t’i ofrojnë asaj, ajo është me dyshtetësi, pasi një vlerësimi psikologjik që i asaj i duhet bërë, për të vlerësuar a ka nevojë për ndihmë psikologjike, a ka nevojë për trajtime më të thella në lidhje me traumat që ka kaluar. Në këtë sens e them, absolutisht duhet të ketë një program për raste të tilla, sepse janë shumë raste shumë ekstreme.  Procesi i një divorci, ose i një largimi nga fëmija, sigurisht mund të jetë fatal i asaj natyre, që njeriu të këtë pasoja të tilla dhe programi është i nevojshëm. Ka shumë gra që sot rrinë në martesë e bëjnë kompromis, dhunohen, sepse kanë frikë të ikin sepse nuk kanë ku ikin. Në këtë rast duhet të këtë programe, një derë të hapur, për t’i dhënë një lloj pavarësimi.”, tha ajo.

Ajo theksoi se në këtë histori ka përgjegjësi padiskutim dhe ish-bashkëshorti, i cili ka një fëmijë me këngëtaren shqiptare, historia e së cilës qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

“Një kritikë të hapur ndaj ish-bashkëshortit dhe djalit të saj;çfarëdo që të këtë bërë ajo, ajo është nëna e fëmijës së atij zotërisë. Nuk e justifikoj dot fare,  sa vini vërdallë, shkoni gjejeni ku është ai zotëria, ku është ai?”, tha ajo.