Ndeshja përballë Bolognës në fundjavë rezultoi fatale për mbrojtësin e Atalantës, Sead Kolasinac. Qendërmbrojtësi boshniak pësoi një lëndim të rëndë dhe u largua nga fusha e lojës me barelë.
Një dëmtim i pësuar në pjesën e parë në gju, e ka detyruar Kolasinac të futet në sallën e operacionit. Ditën e sotme, 31-vjeçari ka kryer operimin dhe ka dalë nga salla me sukses.
Siç raporton klubi i Atalantës, gjithçka ka shkuar mirë gjatë operimit të Kolasinac. Tashmë shoku i ekipit të Gjimshitit do të fillojë fazën e rehabilitimit, por ende nuk dihet koha e rikthimit të tij.