Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Burime zyrtare njoftojnë se Llabani ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim mjekësor. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.
Edmond Llabani ishte emëruar në detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Durrësit vetëm katër ditë më parë. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.