Sport

“Pjesa e dytë foli për ne”, Nuhiju analizon derbin me Partizanin: Nuk e merituam humbjen, na mungoi edhe fati!

Trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiju foli pas humbjes kundër Partizanit në derbi. Ai u shpreh i keqardhur sepse sipas tij bënë një pjesë të mirë dhe nuk e merituan humbjen.

“Do të kërkoja në fazën finale sidomos në pjesën e parë që të sulmonin portën jo vetëm të posedonim, kishim qarkullimin por nuk po finalizonim. Voglin po e kërkoja më shumë mes linjave të kundërshtarit dhe po humbnim një lojtar. Gabime të shumta, Partizani përfitoi dhe na ndëshkoi. Pjesa e dytë foli për ne, djemtë dhanë maksimumin, në futboll duhet të kesh fat dhe nuk e merituam humbjen sidomos në pjesën e dytë se bëmë mirë.

Kortez pati një dëmtim u munduam ta përgatisnim, kur mori kartonin e nxorrëm se sdoja ta rrezikoja dhe nuk pash freski në këmbët e tii, morëm gjithçka në kontroll dhe krijuam mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin. Nëse do të shënonim ndoshta gjithçka do të kishte shkuar ndryshe. Ne nuk duhet të mërzitemi me këtë humbje, kemi futbollistët kualitativ, kokën lart iu thash futbollistëve, vazhdon gjithçka, kampionati është i hapur. Do mundohemi ta harrojmë këtë ndeshje, në fundjavë na pret ndeshje tjetër”, tha Nuhiju për RTSH Sport.