Divorci është një nga dramat familjare që ndikon jo vetëm te një çift, por edhe fëmijët. Aleksandra dhe Rubina janë dy motra që vijnë në “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe kanë kaluar përmes një sfide si divorci i prindërve. Aleksandra sot është 14 vjeçe por prej 3 vitesh i shkruan rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tyre.
Si më e madhja nga vajzat, Aleksandra fillon të tregojë historinë, por sapo shqipton fjalët e para përlotet nga kujtimet që i shfaqen.
Aleksandra: Kemi qenë një familje shumë e bukur, e lumtur deri në momentin kur…. prindërit vendosën të divorcoheshin.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Aleksandra: Isha 3 vjeç. Është ajo moshë kur çdo fëmijë do të donte ta kalonte me fëmijët e vet, një kohë të bukur por jo. Prindërit e mi u divorcuan. Pas divorcit mami vendosi të largohej, të shkonte në Francë, krijoi një familje të re atje dhe ne ndenjëm me nënën dhe gjyshin nga ana e babit.
Ardit Gjebrea: Kur thua me nënën dhe gjyshin nga ana e babit, ishte edhe babi me ju apo jo?
Aleksandra: Po, edhe babi. Babi jetoi me ne për 7 vite, pastaj kaluan kohë dhe unë duhet të shkoja në klasë të parë dhe jo si çdo fëmijë tjetër që shkon me prindërit e tij, unë isha me gjyshërit. Isha shumë e lumtur që kisha ata të dy në krah sepse ata kanë qenë mbështetja ime për gjithë këto vite.
Gjyshërit punonin nga dy turne që vajzave mos t’u mungonte asgjë. Pas 7 vjetësh, babai i Aleksandrës dhe Rubinës vendosi të krijonte jetën e tij. Aleksandra tregon se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njerkën sa e thërrasin “mama”.
Aleksandra: Pasi kaluan 7 vite nga ndarja e prindërve, babi vendosi të krijonte një jetë të re me një grua. Gruaja e tij është sjellë shumë mirë me ne, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me të, na ka mbajtur njësoj si fëmijët e vet, na afron.
Ardit Gjebrea: Ju shkuar për të jetuar me babin dhe bashkëshorten e tij apo jo?
Aleksandra: Shkuam për disa kohë, por më pas ngaqë jemi lindur, jemi rritur aty dhe shkuam prapë te nëna dhe gjyshi.
Ardit Gjebrea: U kthyet me dëshirën tuaj apo?
Aleksandra: Jo, me dëshirën tonë. Edhe kujdestarinë e morën ata.
Ardit Gjebrea: Po babi çfarë tha?
Aleksandra: Babi donte shumë që ne të jetonim me ta, por ishte dëshira jonë që…
Ardit Gjebrea: U mësuat.
Aleksandra: U mësuam pastaj, shkuam të jetonim me nënën dhe gjyshin, babi vinte vazhdimisht me njerkën.
Ardit Gjebrea: Si e thërrisni ju?
Aleksandra: Ne e thërrisnim mami sepse për ne është bërë një mami. Ishte shumë e vështirë që unë ta pranoja për prindërit e mi. Unë edhe e kam vuajtur. U sëmura rëndë kur isha 12 vjeç, u sëmura rëndë sepse vuaja nga ankthi. Kur shkova në spital doktori tha që duhet të të shtroj se vuaja nga ankthi. Mami, njerka, e dinte shumë mirë se cila ishte ajo gjë që mua më brengoste ose më bënte të sëmuresha, ishte malli që kisha për nënën time. Njerka luftoi derisa ia gjeti numrin, folëm në telefon, na mundësoi komunikimin me mamin.