Endrit Braimllari, kandidat për deputet nga PS, në një intervistë analizoi fushatën elektorale dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së mesazheve politike me nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Ai kritikoi qasjet e sipërfaqshme në komunikimin politik, duke vënë në dukje se për të fituar besimin e publikut, kërkohet angazhim i përditshëm dhe kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit.
Sipas tij, suksesi nuk vjen rastësisht, por përmes një pune të vazhdueshme në terren dhe ndërtimit të një raporti të sinqertë me qytetarët.
“Opozita duhet të kishte mesazh që qytetarët ta përthithin atë. Duhet që mesazhi të shkojë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesin personal të individëve. Partitë politike kanë disa mekanizma që punojnë në terren. Nëse do funksiononin hallkat si duhet, opozita do kishte rezulat tjetër. Të marrësh votat, duhet të punosh sistematikisht në terren, jo rastësisht PS ka këtë rezultat, në Partinë Socialiste punohet përditë në terren, duhet të interesohesh për njerëzit. Nuk duhet vetëm të mbash një konferencë dhe e mbylle, jo, duhet të punosh më tepër me njerëzit. Ka fituar Shqipëria, sepse ka fituar rruga europiane e vendit”, tha ai në për “News 24”.