Aktualitet

Pleqëri e ‘artë’/ Vjehërrit miloner të Erjon Veliaj dhe Ermal Kapllanaj. Bëhen biznesmenë të suksesshëm kur dhëndurrët janë në krye të Bashkisë

Tashmë që SPAK ka filluar hetim pasuror ndaj Erion Veliaj, në sitë pritet të kalojnë edhe familjarët e kryebashkiakut të Tiranës.

Gjatë kohës që Veliaj është ne krye të bashkisë, ajo që të bie në sy është fakti që vjehrra e tij fiton 10 mije euro në muaj si kuratore arti.

Më konkretisht në tetor 2021 Valbona Xoxa themelon Shoqërinë “AVA studio”. Kjo shoqëri ka për objekt ushtrimin e veprimtarive në fushën e botimit, artit dhe kulturës.

Vlera e kapitalit te kësaj shoqërie në momentin që është hapur ka qenë 100.000,00 një milion lekë te vjetra.

Valbona Xoxa, në vetëm 2 muaj e parë të aktivitetit arrin të fitojë 20.000 euro. Ndërsa në vitin 2022 vjehrra e Veliaj arrin të fitojë rreth 10 mijë euro çdo muaj.

Siç tregohet edhe te vendimi i asamblese te “AVA studio” fitimet neto për vitin 2022 kanë qënë 110.000 milion lekë.

Të fitosh rreth 10 mijë euro çdo muaj me shërbimet në art dhe kulturë mund të konsiderohet padiskutim një bisnes i suksesshem.

Ideja per bisnes i lindi edhe Musa Memoçit ndërkohë që dhëndëri i tij ishte në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës.

Vjehrri i Ermal Kapllanaj në vitin 2020 u bë aksioner te me kuotën 33% në rrjetin e supermarketeve “FRESHMART”.

Në vitin 2022 ky subjekt deklaroi rreth 5 miliardë lekë xhiro vjetore.

Ndërkohë që Kapllanaj ka shmangur detyrimin ligjor për 7 vite duke mos deklaruar pasurine, në të njejtën kohë vjehrri i tij bëhet bisnesmen i suksesshem duke zgjeruar rrjetin e “FRESHMART”.

Luftën me te madhe Kapllanaj e ka patur me tregëtarët që shisnin fruta preime, dhe jo rasësisht edhe vjehrri i tij ne objekt të veprimtarise ka tregëti me pakicë dhe shumicë te fruta perimeve.

Madje edhe tregun që Veliaj e promovai me aq pompozitet për 30 tregëtarët e fruta perimeve, sot po e shfrytëzon vjehrri i Ermal Kapllanaj.

Me sa duket vjehrra e Erion Veliaj dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj kane dicka të përbashkët, dhe është fakti që u bënë bisnesmen të suksesshme në pleqëri, pikërisht në kohën kur dhëndurrët e tyre mbanin pozicione kyçe ne Bashkinë e Tiranës./Ora News