Politikë

“Po i shërbeni Ramës mor miku im!”/ Deputetët përplasen për Berishën: Pse të mos ikë ? Qëndroi “makinë me dy timonë” pas 2013-ës

Deputeti Arbi Agalliu, përfaqësues i Partisë Djathtas 1912, pati një debat të ndezur me deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula në lidhje me mënyrën e funksionimit të PD-së dhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sula theksoi se në datën 11 maj do të ishte e ndershme që të gjithë të pranonin se ishte koha për Berishën të largohej nga politika, duke thënë: “Ishim të gjithë të bashkuar, i dhamë besimin dhe gjithçka.”. Ndërsa Agalliu reagoi duke theksuar se nuk mund t’i besonte një njeriu  që nuk kishte lidhje me të djathtën, duke pyetur: “Pse mos të ikë Sali Berisha?”

Debati u intensifikua kur Sula akuzoi Agalliun se po i shërbente kryeministrit Edi Rama në këtë mënyrë, ndërsa Agalliu insistoi se Sali Berisha duhej të tërhiqej që në vitin 2013, duke kritikuar rikthimin e tij.

Sula: Në 11 maj do ishte e ndershme, të gjithë thoshim ik o Sali Berisha, të dhamë besimin, të dhamë gjithçka…
Agalliu: Po nuk mund t’i jap besimin dikujt që s’ka lidhje me të djathtën!
Sula: Po i shërben Ramës mor miku im!
Agalliu: Po pse mos të ikë Sali Berisha?
Sula: Pas datës 11, ke të drejtën e zotit
Agalliu: Po të tërhiqej që në 2013, jo të rrinte makinë me dy timonë!