Aktualitet

“Po luan me kartën e shëndetit mendor”, analisti tregon çfarë po bën Meta: Ndodhet te godina A, po kontrollon emrat e të burgosurve

Analisti Arian Curri ka treguar se çfarë po ndodh me ish-presidentin Ilir Meta. Në emisionin “Top Story”, Curri bëri me dije se Meta ndodhet në godinën A të paraburgimit “313” dhe ditën e nesërme pritet që të zhvendoset në qeli.

Madje sipas analistit mbrëmjen e kësaj të mërkure kreut të Partisë së Lirisë i janë dhënë emrat e të burgosurve me qëllim që të verifikojë nëse mes tyre ndodhet ndonjë i dënuar me të cilin ka pasur konflikte të mëparshme.

“Ka kërkuar vegla force dhe gjatë gjithë kohës ka bërë pompa dhe ka qenë në një aktivitet të shtuar fizikisht.  Sot e ka kërcënuar Dumanin. Në këto orë Meta ndodhet në godinën A të paraburgimit në një sektor që quhet dhoma e mbikëqyrjes dhe nesër pritet të marrë qelinë.

I është dhënë lista e të burgosurve dhe Meta pritet të identifikojë nëse ka ndonjë person që ka konflikt”, tha Curi teksa më tej theksoi se edhe mbrëmjen e sotme Meta ka shfaqur shenja nervozizmi duke mos pranuar realitetin. Sipas analistit kjo është një strategji e ish-presidentit për të “luajtur me një mbrojtje të shëndetit mendor”.

“Meta është i nevrikosur dhe tregon shenja të mospranimit të realitetit. Unë mendoj se e ka strategji do të luajë një nga kartat e tij të mbrojtjes unë mendoj të luajë me një mbrojtje të shëndetit mendor dhe avokatët të kërkojnë një ekspertizë të gjendjes psikologjike”, tha Curri.