Aktualitet

Po përgatitej për stërvitje, punonjësi i policisë plagos kolegun me armën e shërbimit! Pezullohet nga detyra

Një efektiv policie është plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij, i cili po përgatitej për stërvitje, por i ka shprehur arma e shëbimit.policia tirane

Për pasojë i plagosur ka mbetur kolegu i tij, shtetasi me iniciale Xh.L., i cili është transportuar për në spital. Ndërsa polici tjetër, shtetasi K.Ç., është pezulluar nga detyra.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, ndersa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Pas hetimeve rezulton se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.

“Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia”, thuhet ne njoftimin e policise.