Politikë

“Po si more, dy metra KM, paska ngrënë Frida pas kurrizit tënd?!”, Kryemadhi ironizon qeverinë e Ramës: Nga sot, do ta quajmë…

Pas anulimit të fondit të BE për bujqësinë, Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se “nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë”.

“Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!

Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?  Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!

Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.  Dhe për ata që kanë interes  për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”, shprehet Kryemadhi.