Tottenham Hotspur po përjeton një sezon katastrofal në Premier League, diçka që nuk ndodhte vitet e fundit. Ekipi londinez pozicionohet në vendin e 14-të të tabelës së Premier League, zona e ftohtë ndodhet 10 pikë larg.
Stoli i Ange Postecoglou po rrezikohet tej mase dhe me ndeshjet e ardhshme që janë shumë delikate mund të ketë dhe një shkarkim të tijin nga detyra si trajneri i klubit.
Emri i zëvendësuesit të 59-vjeçarit tashmë ka dalë në skenë, i cili është Edin Terzic. Tekniku 42-vjeçar aktualisht është i papunë dhe mediat angleze raportojnë se ai mund të jetë zëvendësuesi i denjë për teknikun greko-australian.