LifeStyle

Prej vitesh në beteje me sëmundjen, aktori i njohur fiton “luftën” me kancerin

Aktori i njohur Dolph Lundgren ka fituar betejën me sëmundjen e keqe. Aktori me origjinë suedeze me një postim nga shtrati i spitalit, njoftoi se më në fund ëhstë i lirië nga kanceri.

Në video të postuar në rrjetet sociale akotori Lundgren tha: “Ja ku jam në UCLA, do të hyj dhe do të shpëtoj nga tumori i fundit. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se do të jem pa kancer kështu që mezi po e pres këtë procedurë”.

Ai është shprehur se kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë, por ka mësuar se duhet të jetoj çdo moment.

“Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj në këtë moment dhe të shijoj çdo moment të jetës”.

Lundgren u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2015 kur mjekët gjetën një tumor në veshkën e tij. Mjekët arritën ta hiqnin tumorin dhe ai mbeti pa kancer për pesë vjet.

Gjatë intervistës në  “In Depth with Graham Bensinger”, ai zbuloi se mjekët gjetën “disa tumore të tjera përreth zonës” në vitin 2020 dhe hoqën gjashtë tumore shtesë, por njëri ishte rritur në “madhësinë e një limoni” në mëlçinë e tij, dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta hiqnin atë.