LifeStyle

Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë? Foto që ngriti dyshime

Një tjetër vogëlush po i bashkohet Familjes Mbretërore? Epo kështu thotë “Liberale”.

Blerta Celibashi dhe Princ Leka janë fotografuar në  qendrën tregtare në sektorin e rrobave të fëmijëve. Sipas “Liberales”, Blerta është në pritje të ëmbël dhe po shihte rrobat për foshnja.

Së sa të vërteta janë këto lajmë, s’dimë të themi, pasi mbase Princi dhe Blerta kanë shkuar në sektorin e rrobave për fëmijë për të gjetur veshje për Geraldinën, e cila ishte bashkë me çiftin.

Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë? Foto

Ndërkohë ditë më parë u aludua se dashuria e Princit dhe Blertës është e konsoliduar dhe marrëdhënia e tyre si duket po shkon drejt një tjetër hapi të rëndësishëm , atë të martesës.

Edhe pse deri më sot, si Blerta po ashtu dhe Princi nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar ku të konfirmojnë dashurinë e tyre, ata kanë ecur shumë para me planet.

E ky detaj “i vogël” u zbulua nga një prej miqve të Blertës, i cili i kishte komentuar në një prej fotove: “Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës”.

Sikur të mos mjaftonte kaq vetë Blerta i kishte bërë “like” komentit dhe të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo në botën që jemi duke jetuar. Këtë “like” të fotografes në komentin e mikut të saj të gjithë e kemi marrë si një aprovim që, po, shumë shpejt do të kemi dasmë mbretërore!