Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar ashpër axhendën e protestave të Partisë Demokratike, duke aluduar se ato nuk kanë më asnjë efekt real dhe shërbejnë vetëm për propagandë.
Murrizi ka përmendur datat 20 shkurt dhe 22 mars si “stacione të radhës” të protestave, ndërsa ka shtuar se më pas radha i mbetet paradës GAY më 17 maj. Po ashtu ai ka publikuar dhe një video duke folur në një peej protestave të PD.
“Tani kismet “protesta” tjetër më datë 20 shkurt, pastaj më 22 mars dhe flasim në shtator, se më 17 maj e kanë radhën atë të paradës së “krenarëve”. Deri në korrik mbase nuk ka nevojë për protestë tjetër, veç 20 shkurtit dhe 22 marsit, se ndoshta vetë Gysi mund të dorëzohet në SPAK dhe pastaj Qeveria bie, ngaqë nuk ka kush e komandon më Ramën. Kuptohet, duke shpresuar që Rama nuk do të votohet më në këtë kohë nga deputetët e opozitës, se ndryshe shihemi në maj 2029”, shkruan ai.