Politikë

Protestuesit nxirren dhun*shëm nga takimi i Ramës, Berisha publikon videon: Ja ç’bën kryekrimineli!

Takimi i kryeministrit Rama në Londër me emigrantët shqiptarë, u shoqërua me incidente pas protestave në sallë. Personat që protestuan u nxorrën dhunshëm.

Kreu i PD, Berisha, ka publikuar një video që tregon shoqërimin e tyre jashtë salle.

“Ky është takimi i kryekriminelit Edi Rama. Nderim heronjëve të demokracisë!|, shkruan Berisha.