Partia Socialiste përmbys rezultatin edhe në Lezhë dhe sipas rezultatit paraprak ka marrë 10 486 vota ose 45.2% të totalit, duke siguruar 4 mandate nga 3.
Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 4%, nga 41.3% që kishte në zgjedhjet e fundit.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM ndjek me 10 036 vota ose 43.3% të totalit dhe ka fituar 3 mandate. PD ka shënuar një rënie të ndjeshme prej -12.3% krahasuar me vitin 2021, kur kishte marrë 55.5% dhe kishte siguruar 4 mandate.