Politikë

Pse e shkarkoi Rama Ilir Prodën? Berisha zbulon prapaskenat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, më 2 Mars, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të masës kundër tij për “detyrim paraqitjeje”.

Pas daljes nga SPAK, kreu i PD ka treguar prapaskenat e shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha tha jashtë SPAK-ut se Rama e shkarkoi Prodën se nuk mbrojti vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt. S’kam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore. Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave.

Armik i egër, tradhtar i bashkëluftëtarit, kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Ky është një tradhtar që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Rama. E hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Opozita e ka të dënuar atë.”, tha Berisha.