Politikë

“Pse nuk dorëzon stafetën doktor”/ Demokrati “gozhdon” Berishën në Lezhë, si u përgjigj kreu i PD

Kreu i PD, Sali Berisha, në një takim me demokratët e Lezhës është përballur me një moment të sikletshëm.

Njëri prej demokratëve “guxoi” dhe e pyeti se “përse nuk dorëzon stafetën”.

“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje.

Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i PD do të zgjidhet nga vetë demokratët.

“Të vetmen gjë që s’mund ta bëj kurrë, pasardhësin. Jo, jo. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as djalit as vajzës, do zgjidhni ju atë që besoni më shumë”-u shpreh Berisha.