Tenderi i zhvilluar mbi ndriçimin e rrugës nacionale Vlorë – Zvërnec ka skualifikuar 10 operatorë për të çuar paratë aty ku do kryebashkiaku Ermal Dredha. Çështja është në SPAK dhe janë pyetur disa zyrtarë të Bashkisë, por është shmagur Dredha. Pse po zvarritet kjo çështje dukshëm korrupsion i pastër…?
Tenderi i zhvilluar mbi ndriçimin e rrugës nacionale Vlorë – Zvernec ka skualifikuar 10 operatorë dhe është kualifikuar operatori i 11-të në radhë duke kaluar dhe vlerën tavan të përcaktuar në procedurën e tenderimit dhe duke i shkaktuar Bashkisë Vlorë një dëm ekonomik prej 34 milion lekë të vjetra. Ky fakt është konstatuar dhe nga KLSH gjatë auditimit të financave janar 2023-dhjetor 2023. Çështja është në SPAK dhe janë pyetur disa zyrtarë të Bashkisë, por është shmagur Kryetari i Bashkisë si Kreu i Autoritetit Kontraktor për këtë proçedurë. SPAK gjatë hetimit ka kapur dhe një telefonatë midis Drejtorit Juridik Dorian Demiri dhe një punonjësi tjetër të quajtur Olsi Durolli. Të dy këta janë miq dhe lidhje e ngushtë e Kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha. Pse nuk heton SPAK dhe pse e zvarrit këtë çështje që është dukshëm një korrupsion i pastër…?
Vlora e tradhëtuar në dimër dhe verë
Vlora një qytet i bekuar me bukuri natyrore dhe det është pasuri turistike në Mesdhe. Por çka ndodhur, ato që e kanë në dorë këtë bukuri në krye të bashkisë e kanë tradhëtuar duke e shfytëzuar, duke e lënë në dimër të kthehet në ‘Venecia’ si pasojë e rreshjeve, ku pas përmbytjeve që zunë në pabesi banorët e saj, bashkinë, që nuk duhet t’a zinte gjumi për qytetin, treguan problemet me diznivelin e rrugëve, se pompat e hidrovorit na qënkan të vjetra e të tjera përralla si këto. Vlora u tradhtua dhe për këtë pabesi dikush duhet të paguajë, minimalisht me postin që i është besuar.
Vlora që është shpopulluar si kurrë më parë prej shpopullimit, nuk i kanë munguar hallet si në dimër edhe në verë.Pasi i shijuan detin, u mburrën me bukuritë dhe mikpritjen e turistëve, djegiet në seri të plehrave këtë sezon nxorrën në sipërfaqe babëzinë, që i bë vlonjatëve, ku turistët dhe banorët u helmuan nga tymi mbytës i plehrave që duhet të inceneroheshin pasi për këtë proces u marrin një më një taksat qytetarëve. Askush nuk mbajti përgjegjësi për shëndetin e çdo pushuesi që u përball me tymin kancerogjen dhe fëmijët që luajtën në bregdet me erën e plastikës së djegur, edhe pse përgjegjësia direkte bie mbi Ermal Dredhën, kryebashkiakun e Vlorës.
Buxheti i Bashkisë së Vlorës për vitin 2025 ka ngjallur diskutime të shumta për shkak të projekteve me kosto të lartë që priten të realizohen. Sipas të dhënave të marra nga projekt-buxheti 2025 i kësaj bashkie, 2.7 milionë euro janë parashikuar për rikonstruksionin e një kopshti. Shpenzimet kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me prioritetet e investimeve publike në qytet, duke u bërë objekt kritikash nga qytetarët dhe aktorë të ndryshëm lokalë. Rikonstruksioni i një kopshti me një kosto kaq të lartë është parë si disproporcional, ndërsa fondet e dedikuara për trotuaret e një rruge të konsoliduar, si Transballkanikja, kanë shtuar edhe më tej dyshimet për mënyrën e menaxhimit të buxhetit.Banorët e Vlorës shprehin shqetësimin e tyre mbi nevojën për prioritizimin e investimeve në projekte, që ndikojnë më drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës.